10.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Buy now

spot_img

“Koha për t’u ulur me BE’në dhe SHBA’në”, Kurti refuzon të përgjigjet për qëndrimin e Presidentes

Presidentja Vjosa Osmani, në një takim me korrespondentë politikë gjatë qëndrimit të saj në Berlin, tha se është shpresëplotë se mosmarrëveshjet aktuale të Kosovës me BE dhe SHBA do të tejkalohen.

“Nuk mendoj se mosmarrëveshjet mund të anashkalohen duke sulmuar njëri-tjetrin në media, por nëse ulemi dhe flasim”, duke shtuar se tani kanë mbetur të sqarohen disa detaje në lidhje me riorganizimin e zgjedhjeve në veri dhe tërheqjen e forcave policore nga komunat në fjalë – dy kërkesa këto aktuale të vendeve të QUINT-it ndaj Kosovës.

Për këtë qëndrim të saj, kryeministri Albin Kurti u pyet sot derisa ishte në Krushë të Madhe për homazhe pranë bustit të Ukshin Hotit.

“A jeni i një qëndrimi me presidenten që të gjendet zgjidhja me BE-në dhe SHBA-në” – ishte pyetja e gazetarëve, por që Kurti nuk iu përgjigj.

Kurti këtu foli për dallimet që ka rreth sekuencimit të marrëveshjes me Serbinë.

“Po mungon zbatimi i sekuencimit të plotë e pa kushte e pa vonesa i Marrëveshjes bazike dhe Ankesit të zbatimit. Një sekuencim që do të ishte i balancuar dhe fer, por që praktikisht është krejt i ndryshëm prej asaj që na është ofruar më 26 prill. Jemi të përkushtuar e konstruktivë, por s’mundet që çfarëdo sekuencimi që të ketë më shumë se gjysmën dedikuar neneve 7 dhe 10”.

Kurti tha se është i interesuar që t’i përfshijë në sekuencim, por se “dedikimi i atyre s’mund të jetë me aso prioriteti dhe përmasa”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img