25.2 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Koci tregon opsionet qe ka para vetës Gjykata në Colmar për Haradinajn

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, do të dalë sërish para gjykatës në Colmar më dy mars. Në këtë seancë pritet të merret vendimi përfundimtar lidhur me kërkesën e bërë nga Serbia për ekstradimin e tij.

I kontaktuar nga Indeksonline, avokati mbrojtës Arianit Koci, ka bërë të ditur se procedura ekstraduese ka qenë shumë specifike, duke u nisur nga fakti që e gjithë udhëheqësia politike serbe, që nga momenti i ndalimit të Haradinajt është marrë dhe kanë folur rreth këtij rasti, kështu duke u munduar të ndikojnë në drejtësinë franceze.

“Kjo nuk ndodh në botën demokratike. Politikanët nuk deklarohen për rastet gjyqësore. Në të njëjtën kohë krejt këto deklarime, janë përcjellur në mënyrë të koordinuar, nga ana e disa medieve në Serbi, duke e paraqitur si rast kinse sensacional”, ka thënë Koci.

Sipas avokatit Koci, deklarimet e Nikoliqit, Vuçiqit dhe Daçiq-it janë përpjekje të dëshpëruara të burrështetasve me mentalitet millosheviqian.

“Unë si profesionist, deklarimet e Nikoliqit, Vuçiqit dhe Daçiqit, i shoh si përpjekje të dëshpëruara të burrështetasve me mentalitet millosheviqian, të krijojnë rast penal, aty nuk ka. Ramush Haradinaj është shpallur i pafajshëm në Tribunalin e Hagës. Çdo ditë e luftës së tij, është hetuar me kujdes nga ana e Prokurorëve të Hagës.  Sipas asaj që ka thënë Gjykata në seancën e kaluar, çështja do të shtjellohet dhe vendimi do të shpallet me datën 2 mars 2017”, ka shtuar Koci.

Koci ka theksuar poashtu se nëse Gjykata e sheh të nevojshme, ajo edhe mund të shtyjë marrjen e vendimit të drejtë dhe meritor, për një afat të caktuar kohor.

“Mendoj se nuk ka arsye ligjore që masa e tanishme të vazhdohet edhe pas 2 marsit 2017. Fuqishëm besoj se vendimi final lidhur me kërkesën për ekstradim do të jetë në favor të Haradinajt dhe se do të kthehemi së bashku me të në Kosovë”, ka përfunduar Koci.

Deri më tani janë mbajtur dy seanca gjyqësore në rastin Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img