17.4 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Knaus zbulon detaje të raportit të raportueses për Kosovën nga Këshilli Evropës

Gerald Knaus nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, ka thënë se Raportuesja e caktuar për Kosovën nga Këshilli i Evropës ka rekomanduar në raportin e saj pranimin e Kosovës në KiE.

Knaus ka thënë se Kosova e ka hequr edhe një pengesë për pranim në këtë organizatë, teksa ka publikuar edhe pjesë nga raporti.

“Raporti nga ish-Ministrja e Jashtme greke, Dora Bakoyannis: “17. Asambleja i rekomandon Komitetit të Ministrave: 17.1. Të ftohet Kosova që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës me emrin “Kosova”; 17. Të ndahen 3 ulëse” – ka shkruar ai.

“Kosova e ka hequr edhe një pengesë për t’u bërë në maj të këtij viti, si demokracia e fundit në kontinent që nuk është anëtare e Këshillit të Evropës, e klubit më të vjetër të demokracive që mbush 75 vjet këtë prill. Pas 12 vjetësh, Kosova ka zbatuar vendimin rreth pronës së Manastirit Ortodoks të Deçanit. Kjo është bërë e qartë nga raportuesja e Komitetit Politik të Asamblesë Parlamentare Dora Bakoyannis, ish-ministrja e Jashtme e Greqisë. Ajo ka rekomanduar anëtarësimin, ka definuar kushtet e pasanëtarësimit, kjo do të jetë e mirë për sundimin e ligjit, për pakicat, për vetë Kosovën. Por, gjëja më e rëndësishme është se do të ketë përkrahje të fuqishme siç duket nga Asambleja Parlamentare dhe pastaj shtetet anëtare në maj mund t’i ndjekin ata, bazuar në të gjitha detajet që janë gjetur dhe ta pranojnë Kosovën. Gjë e mirë për Ballkanin, për Evropën, për Këshillin e Evropës dhe win – win – win për të gjithë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img