21.4 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Kjo ishte ndeshja e Kosovës ku planifikohej vrasja e Hashim Thaçit në vitin 2014

Ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se në vitin 2014 ishte parandaluar një atentat ndaj ish-kryeministrit Hashim Thaçi.

Smakaj thotë se shërbimet sekrete serbe ishin në dijeni për këtë atentat, të cilin do ta kryente një ish-snajper elitar i ushtrisë serbe.

“Ishte punësuar një snajper nga forcat elitare serbe dhe i cili pastaj, në bashkëpunim me shërbimet partnere, nuk e kishte mohuar shërbimi serb që ishte planifikuar diçka e tillë. Me partnerët tonë kishim dërguar mesazh në Serbi që të ndalohej kjo dhe të arrestohej ai. Ai ishte arrestuar”, tha ai. 

“Më 2014 kur është bërë ndeshja e parë e Kosovës kemi parandaluar një sulm që ishte nisur nga shërbimi sekret serb ndaj titullarëve tonë që të prishej ajo atmosferë festive”, shtoi ai. 

Mandatory Credit: Photo by Visar Kryeziu/AP/Shutterstock (6789923h) Kosovo’s Enis Alushi, left, tries to pass Haiti’s Soni Mustivar, right, during their international friendly soccer match at Adem Jashari Stadium in Mitrovica, Kosovo on . Kosovo host Haiti for the first ever friendly of the country’s national football team after the sport’s top governing body cleared the way for the event to take place, despite objections from Serbia that claims Kosovo as a part of its own Kosovo Haiti Soccer

Ndeshja për të cilën bëhet fjalë, ishte ajo e Kosovës kundër Haitit e zhvilluar në Mitrovicë. Ajo ishte ndeshja e parë e Kosovës kundër një kundërshtari ndërkombëtar pas pranimit në FIFA. 

Ndeshja ishte miqësore, ndërsa para fillimit të takimit, Thaçi së bashku me atëherë ish-presidenten Atifete Jahjaga, kishin dalë në fushë për t’u përshëndetur me lojtarët e të dyja ekipeve. 

Ndeshja ishte zhvilluar në Stadium Olimpik “Adem Jashari” më datën 5 mars 2014 dhe kishte përfunduar 0-0.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img