34.1 C
Pristina
Saturday, June 22, 2024

Buy now

spot_img

Kjo është pika e re kufitare Kosovë-Serbi (Video)

Projekti i ideuar qysh moti për pikën e re kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, pritet të fillojë implementimin.
Kjo pikë pritet të jetë në fshatin Sfircë. Sipas zëdhënësit të Policisë, Daut Hoxhës, tani projekti është në fazën tenderuese.
Banorët e pakët të kësaj ane të Malësisë së Kamenicës, ndërtimin e vendkalimit të ri kufitar e mirëpresin.
Të rëndësishme ndërtimin e pikës se re kufitare po e shohin edhe autoritetet komunale të Kamenicës.
E, veç te mirave ekonomike, ndërtimi i pikë kalimit te ri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pritet të ndikojë edhe në zbutjen e ngarkesës nga veturat në pika tjera lidhëse me Serbinë, si ajo e Merdarit, Dheut të Bardhe e Mutivodës, ku shpesh herë krijohen kolona të gjata.
Hapja e kësaj pike të re kufitare vjen si rezultat i një marrëveshje nga bisedimet në Bruksel në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img