16.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Buy now

spot_img

Kjo është deklarata e plotë ku Erdogan kërcënoj Haradinajn

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka mbajtur sot një fjalim ku ka kërcënuar haptazi kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.

Sipas tij, Haradinaj do të japë përgjegjësi për menaxhimin e situatës në rastin e arrestimit të turqve në Kosovë.

Ndërkohë  duke folur në Kongresin lokal të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), ai ka shtuar se është i mërzitur për shkarkimin e Ministrit të Brendshëm si dhe shefit të AKI-së, shkruan Indeksonline.

“Shërbimet tona sekrete kanë sjellë këtu gjashtë anëtarë të Gulenit. Por jam i mërzitur sepse mora vesh që janë shkarkuar Ministri i Brendshëm dhe shefi i shërbimeve sekrete. Ej, kryeministri i Kosovës, që kur paske filluar të mbrosh ata që kanë bërë grusht shteti në Turqi? Nga kush i merr urdhrat ti? Jam i sigurt që populli i Kosovës, vëllezërit tanë aty, do të të japin përgjigjen e merituar”, ka thënë Erdogan duke sulmuar njëkohësisht SHBA-të, të cilat sipas tij kontrollojnë Haradinajn.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img