18 C
Pristina
Saturday, May 11, 2024

Buy now

spot_img

Kinezes i faturohet shuma prej 60 mijë eurove në një restorant – si ndodhi që rrjetet sociale të ngatërrojnë pagesat?

Një grua pranoi një faturë restoranti prej afro 60 mijë eurove për shkak të një gabimi në rrjetet sociale.

Teksa po darkonte me miqtë e saj në një restorant në Kunming, ajo shkrepi një fotografi të ushqimit, të cilën e ndau me ndjekësit e saj në aplikacionin kinez WeChat.

Por, aksidentalisht në foto u përfshi edhe kodi QR i tavolinës, që do të thotë se kushdo kishte qasje për të porositur nga tavolina e saj.

South China Morning Post raportoi se një nga ndjekësit e saj kishte porositur në mënyrë anonime mijëra pjata ushqim, raporton themirror.

Kjo rezultoi që fatura të kapte vlerën e 430 mijë juanëve (afro 60 mijë euro).

Për fat të mirë, restoranti e kuptoi se çfarë kishte ndodhur dhe e zhvendosi atë në një tavolinë tjetër, që të kuptonin se cilat porosi ishin të rreme, raporton themirror.

Gjithashtu asaj iu lejua që të mos paguante faturën e shtrenjtë.

Që nga ky incident, thuhet se restoranti ka ndryshuar sistemin e porosive dhe ka vendosur masa ku njerëzit mund të porosisin nga kodet QR, vetëm nga një distancë e caktuar, gjë që e ndalon që ky gabim të mos përsëritet në Kinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img