16.7 C
Pristina
Sunday, May 12, 2024

Buy now

spot_img

KFOR-i është i përgatitur të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në veri

Situata në veri të vendit është e tensionuar tash e disa orë, me ç’rast është nevojitur edhe intervenimi i Policisë së Kosovës, Njësisë Speciale dhe KFOR-it.

KFOR-i ka dalur me një njoftim se është gati të ndërhyjë në qoftë se stabilitetit i Kosovës në veri të vendit është i rrezikuar.

KFOR gjithashtu bën të ditur se po monitoron nga afër gjendjen atje dhe është i gatshëm të ofrojë ndihmë në përputhje me mandatin nga Rezoluta 1244 e OKB-së e vitit 1999. 

“NATO gjithashtu vazhdon të mbështesë plotësisht procesin e normalizimit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe u bën thirrje të gjitha palëve që të vazhdojnë negociatat. Është e rëndësishme që kjo të vazhdojë. Kjo është kritike për paqen dhe sigurinë rajonale.

Nuk do të ketë perspektiva reale për një të ardhme më të mirë në Ballkan, pa respekt të plotë të të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike, sundimit të ligjit, reformave të brendshme dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore. Dialogu konstruktiv është kyç për stabilitetin rajonal.

KFOR-i do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe të sigurt në Kosovë gjatë gjithë kohës, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img