9.7 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

spot_img

Këto janë të dhënat e ASK për eksportin dhe importin në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin tetor 2016.
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për (-0.2%) në muajin tetor 2016, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2015, gjegjësisht në vlerë prej 214,2 milionë Euro, krahasuar me deficitin prej 214,6 milionë Eurosh ne vitin 2015. Eksporti mbulon importin me 11.2%.

Eksporti i mallrave në muajin tetor 2016 kishte vlerën 27,1 milionë Euro, ndërsa importi 241,3 milionë Euro, ku është një rënie prej (-0.1%) për eksport dhe (-0.2%) për import, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015.

“Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 27.7% e përbëjnë produktet minerale; 22.9% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 10.2% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 9.7% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 7.9% e përbëjnë produktet bimore; 4.8% e përbëjnë lëkura dhe artikujt prej tyre; 4.0% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike etj”.

“Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 7,1 milionë Euro, ose rreth 26.6% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-10.3%). Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (5.9%), Austria (4.6%), Holanda (4.5%), dhe Bullgaria (3.5%).

“Kurse, importet e Kosovës nga vendet e BE-së janë rreth 105,4 milionë Euro, ose 43.7% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 2.2%. Importet me pjesëmarje më të lartë janë nga: Gjermania (12.0%), Italia (7.2%), Greqia (4.2%), Polonia (3.0%), etj”, thinë në ASK, transmeton Klan Kosova.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img