18.4 C
Pristina
Friday, October 4, 2024

Buy now

spot_img

Këto janë institucionet arsimore në Kosovë që Turqia dëshiron t’i mbyllë

Organizata operon në Kosovë përmes Fondacionit Gülistan dhe Atmosfer. Nën emrin “Mehmet Akif” organizata FETÖ operon në Prizren, Gjakovë, Lipljan dhe Prishtinë. Ajo operon në këto vende me kopshte, shkolla fillore dhe shkolla të mesme. Në disa nga shkollat e hapura në vitet 2000 thuhet se ka edhe konvikte djemsh dhe vajzash.
Influenca e organizatës Fetullahçı (FETÖ) në vendet e Ballkanit vazhdon në shumë fusha, si në arsim, turizëm, media, botime, etj.
Arsimi është në krye të fushave ku operon organizata FETÖ. Kjo organizatë ka 40 shkolla në të gjithë rajonin ndër të cilat 15 në Bosnjë dhe Hercegovinë, 12 në Shqipëri, 7 në Maqedoni, 5 në Kosovë dhe 1 në Serbi.
“Padyshim që Shqipëria është një nga vendet ku kjo organizatë e cila tentoi të organizojë një grusht shteti në Turqi është më aktive”, raporton Anadoly Agency (AA).
Organizata e nisi aktivitetin e saj në Shqipëri në vitin 1993 me hapjen e Fondacionit Gülistan i cili njihet me afërsinë e tij me ideologjinë e Gylenit. Organizata vazhdon me administrimin e kolegjeve si “Mehmet Akif” në Tiranë, “Hasan Riza Pasha” në Shkodër, “Turgut Özal” në Durrës dhe “Memorial International School Tirana” (MIST) në Tiranë. Me shërbimin ndaj fëmijëve të shtresës së pasur dhe politikanëve të vendit organizata ka mundur ti fusë ata nën influencën e saj.
Shkollat, kurset dhe bizneset në Maqedoni
Organizata FETÖ ashtu si dhe në vendet e tjera të Ballkanit është aktive edhe në Republikën e Maqedonisë. Në këtë vend ajo është aktive në shumë fusha, si arsim, transport, tregti, shëndetësi dhe turizëm, në qytete të ndryshme të këtij vendi.
Shkollat me qendër në Shkup “Yahya Kemal” vazhdojnë aktivitetin e tyre me shkollat fillore dhe ato të mesme krahas Shkupit edhe në qytete të tjera si Tetovë, Gostivar, Strugë dhe Strumicë.
Ndërsa në sektorin e medias kjo organizatë vazhdon aktivitetin e saj në Maqedoni përmes “Makedonya Zaman” e cila botohet një herë në javë.
Institucione të tjera që kanë lidhje me këtë organizatë në Maqedoni janë ato si, zinxhiri i marketeve EVAR, kurset Sedef, Agjencia turistike Bashak, firmat e transportit Rainboë.
Organizata ka aktive në këtë shtet gjithashtu edhe Unionin e Biznesmenëve të Maqedonisë (MIBA) që është aktive për biznesmenët dhe tregtarët.
Ndërsa në fushën e OJF-ve organizata operon në Maqedoni përmes Fondacionit Tolerans dhe Shafak si dhe shoqata Horizontet. Me anë të tyre organizata FETÖ administron konviktet dhe shtëpitë studentore si në Shkup ashtu edhe në qytete të tjera.
Organizata FETÖ ka në Maqedoni edhe një qendër analitike e titulluar “analyticamk.org/en/”. Kjo qendër njihet si foleja e prodhimeve të strategjive dhe mendimeve.
Nga ana tjetër organizata me fillimin e mbledhjes së zekatit dhe sadakasë në Maqedoni, u bë objekt diskutimesh dhe konfliktesh pasi në këtë vend sadakanë dhe zekatin e mblidhte vetëm Komuniteti Musliman.
Shkollat e Gylenit në Kosovë
Organizata operon në Kosovë përmes Fondacionit Gülistan dhe Atmosfer. Nën emrin “Mehmet Akif” organizata FETÖ operon në Prizren, Gjakovë, Lipljan dhe Prishtinë. Ajo operon në këto vende me kopshte, shkolla fillore dhe shkolla të mesme. Në disa nga shkollat e hapura në vitet 2000 thuhet se ka edhe konvikte djemsh dhe vajzash.
Nga ana tjetër përmes Fondacionit Atmosfer, organizata krahas shkollës së mesme Hasan Nahi organizon dhe kurse të shumta si dhe ka konvikte për studentët.
Organizata me një shkollë në Serbi
Organizata FETÖ ka shtrirë aktivitetin e saj edhe në Serbi. Krahas shkollës fillore Beyza e cila ndodhet në Beograd, organizata në këtë vend e ka shtrirë aktivitetin e saj edhe në Novi Sad me qendrën kulturore e cila shërben edhe si konvikt. Ndërkohë në Novi Pazar organizata FETÖ operon përmes shoqatave “Most dhe Horizont”.
Në Bosnjë dhe Hercegovinë 15 shkolla
Megjithëse lidhjet e tyre me FETÖ-n i mohojnë, Institucionet Arsimore të Sema-së në Bosnjë Hercegovinë të cilat kanë filluar aktivitetin e tyre në 1998-ën vazhdojnë të jenë aktive në të gjithë vendin. Institucioni i cili njihet me lidhjet e tij me FETÖ-n a-ka 4 kopshte, 5 shkolla fillore, 5 shkolla të mesme dhe një universitet. Organizata krahas Sarajevës është aktive edhe në qytete të tjera si Bilhaç, Mostar, Zenica dhe Tuzla.
Universiteti Ndëkrombëtar Burch nën administrimin e Fondacionit Sema luan një rol të rëndësishëm për këtë organizatë, ku krahas burimeve të të ardhurave përmes studentëve të diplomuar këtu rrit influencën në këtë vend.
Organizata e cila prej kohësh operon në fushën e turizmit në këtë fend njihet me agjencinë Fidan Tour. Momentalisht kjo organizatë vazhdon të operojë me anë të kësaj firme duke sjellë turistë të shumtë nga Turqia në drejtim të Bosnjë Hercegovinës.
Ndërsa në sektorin e medias organizata operon me anë të Novo Vrijeme (Yeni zaman) e cila krahas botimit javor kohët e fundit ka filluar publikimin edhe në versionin online.
Organizata FETÖ në Bosnjë dhe Hercegovinë operon edhe në fushën e botimeve. Me anë të shtëpisë botuese Hikmet ajo përkthen librat e Fetullah Gylen-it si dhe libra të tjerë të nevojshëm për ta në gjuhën boshnjake.
FETÖ e cila operon prej 20 vitesh në këtë vend ka arritur të infiltrojë elementë në institucione shtetërore të vendit, OJF të ndryshme dhe në Bashkësinë Islame, duke u njohur si me influencë në to.
Në Malin e Zi organizata e dobët
Një nga vendet që organizata “nuk i ka dhënë rëndësi” është Mali i Zi. Ajo vazhdon aktivitetin e saj në këtë vend me një kurs në kryeqytetin e vendit Podgoricë dhe një konvikt të vogël në Rozaje ku shumica e banorëve janë me origjinë boshnjake. Ndërkohë nuk janë konstatuar aktivitete të kësaj organizate në Serbi dhe Kroaci.
Kjo organizatë ka tentuar të penetrojë edhe në Komunitetin Musliman në këtë vend, por me ndërhyrjen e mençur dhe të shpejtë të këtij institucioni është evituar përhapja e tyre në të.
Organizata FETÖ e cila luan me ndjenjat njerëzore dhe fetare të njerëzve, në të gjitha vendet e Ballkanit ka përdorur të njëjtën metodë përhapjeje. Kjo organizatë ka përdorur më së miri afrimitetin e popullatës së shteteve të Ballkanit me popullin turk. Në këtë mënyrë ajo ka arritur këto në nivele.
Pas ngjarjeve të 17 – 25 dhjetor organizata ka ndërruar krejtësisht strategji veprimi, duke i kaluar investimet nga institucionet në drejtim të individëve të tyre të besuar.
Organizata njëkohësisht ka dërguar drejtuesit e saj në vende të tjera. Nga ana tjetër ata kanë zëvendësuar drejtuesit, ndërkohë që më parë këta drejtues ishin me shtetësi turke, tashmë ata janë njerëz të besueshëm të organizatës, studentë të mbështetur nga vetë ata, por pjesë e popullatave vendase ku veprojnë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img