14.1 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Buy now

spot_img

Këtë finale Arbana Osmani ka një arsye më shumë për të festuar

Kudo flitet sot për finalen e formatit më të diskutuar, Big Brother Vip!

Nuk mund të mungonte dhe një reagim nga Arbana Osmani, emri i të cilës ka një lidhje të veçantë me këtë format, dhe duken si dy pjesë të pandashme.

Pak orë para finales, Arbana ka ndarë një mesazh mirënjohjeje për njerëzit që e kanë mbështetur, specifiksht për Lori Hoxhën. Gjithashtu ajo shpreh që në këtë finale feston dhe ditëlindjen e saj.

“Një nga kënaqësitë më të mëdha që vjen pas një pune të madhe, të lodhshme po, por mbi të gjitha të bukur; është mirënjohja. Nëse je mirënjohës, mua ma ke marrë zemrën:) E gjatë këtij rrugëtimi 133 ditor, kam mësuar për njerëzit më shumë ndoshta se ç’kam mësuar gjatë gjithë jetës sime. Dhe sot jam në paqe; falenderuese dhe mirënjohëse, kryesisht atyre që ishin me mua në ditë jo të lehta, dhe që besuan. Siç besoi Lori tek unë dhe unë tek Lori. Sepse talenti fiton Lojën por skuadrat fitojnë Kampionatin??

P.s Dhe Faleminderit për dhuraten e ditelindjes; të festoj live me miliona shqiptarë në këtë Finale dhe nesër me gjithë miqtë e këtij rrugëtimi vetëm ti mund të ma beje:)”

Nëse po pyesni veten, Arbana Osmani feston 40-vjetorin!

Po e vërtet! Energjia e saj pozitive e bën të duket shumë vite më e re.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img