21.4 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Këta janë zyrtarët e FFK-së që u intervistuan nga policia, vetura e sekuestruar është e Muharrem Sahitit

Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Prishtinë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, në vazhdën e hetimeve të zhvilluara në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), sot kanë intervistuar katër persona nën dyshimet për zhvatje, respektivisht keqpërdorim në pasurin dhe interesat e FFK-së. Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se zyrtarët e intervistuar janë: Bakir Burri, Mirsad Çollaku, Agim Dibrani dhe Ismajl Ajeti.

Personat e dyshuar, dyshohet se kanë keqpërdor autorizimet e tyre me qellim që personit të huaj ti sjellin dobi pasurore të kundërligjshme duke lejuar pagesën e faturës për blerjen e një veture.

Andaj si rezultat i hetimeve të realizuara nga Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Prishtinë, dyshohet se vetura e lartcekur në mënyrë të kundërligjshme është përvetësuar dhe regjistruar në emër të Muharrem Sahitit, andaj e njëjta është sekuestruar.

Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se katër personat e dyshuar, dyshohet se ka kryer veprat penale: “Keqpërdorim i besimit” dhe “Shmangia nga tatimi”.

Andaj në konsultim dhe koordinim me Prokurorin kompetent nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, të  dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img