11.1 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Buy now

spot_img

Këshilltari i përfshirë në ryshfetin 30 mijë eurosh dikur: Plan i zhvatësve që ta largojnë Liburn Aliun nga ministria

Një skandal i ryshfetit është publikuar sot nga Ditari i Buzhalës. Bëhet fjalë për 30 mijë euro ryshfet veç për dërgimin e një emaile tek autoritetet se është kryer puna nga kompania ‘Infratek’ në rrugën Gjakovë-Dollc.

Në këtë aferë korruptive raportohet se është i përfshirë Florent Ramqaj, këshilltari i ministrit Liburn Aliu. Ramqaj raportohet se edhe kishte lidhje familjare me pronarët. Ata ishin dajtë e tij.

Ramqaj në mars të 2021-ës kishte bërë një postim në Facebook, për një hulumtim të mediave për akatakuzën kundër Libur Aliut.

Ai kishte thënë se  “është plan I zhavatësev te parasë publike që ta largojnë Liburnin nga Ministria e Infrastruktures dhe Ambientit, sepse e shohin si problem të madh pozitën që e mban dhe po duan t’I realizojnë palnet e tyre zhvatëse”.

Nga përgjimet nënkuptohet se edhe nëse kompania ndërtimore do t’i kishte kryer punët si duhej sipas të gjitha rregullave e standardeve të projektuesit, do t’i nënshtrohej ryshfetit në fjalë.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës prej 23 marsit 2021 drejtohet nga Liburn Aliu, një prej njerëzve më të pushtetshëm në Vetëvendosje për shkak të afërsisë me liderin, Albin Kurtin.

Në muajt e fundit pas ardhjes në pushtet, mediet raportuan për shtëpinë e Liburn Aliut në Lagjen Marigona dhe e cila nuk përkonte me imazhet e politikanit që avokonte për varfërinë dhe për mjerimin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img