11.3 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

Këshilltari i Kurtit rëndit faktet që çuan në sulme ndaj ushtarëve të NATO-s, policëve dhe gazetarëve

Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka thënë se ngjarjet në veri të vendit kanë lënë shumë njerzë të habitur, pas sulmeve nga protestuesit serbë ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve

Zulfaj ka renditur kronologjikisht në Tëitter faktet që çuan në sulme ndaj ushtarëve të NATO-s, policëve dhe gazetarëve nga bandat kriminale që gjinden në listën e pagave të Serbisë.

Faktet e renditura nga Zylfaj janë si në vijim:

05 – Dorëhiqen kryetarët e bashkive

14 nëntor – Shpallen zgjedhjet e reja

12 dhjetor – Shtyhen zgjedhjet

10 dhjetor – serbët e Kosovës vendosin barrikada me porosi nga Beograd

28 dhjetor – Presidenti i Serbisë urdhëron serbët e Kosovës të heqin barrikadat

27 shkurt – Miratohet marrëveshja bazë

17 mars – Me kërkesë të QUINT Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zgjat edhe për më shumë ditë afatin për certifikimin e partive politike për pjesëmarrje në zgjedhje.

18 mars – Marrëveshja dhe aneksi konsiderohen të miratuara

18 mars – Vuçiq thotë se Serbia nuk do të zbatojë të gjitha nenet e Marrëveshjes bazë

21 prill – Lista Serbe bën thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve lokale

21 prill – Aleksander Jabllanoviq tërhiqet dy ditë para zgjedhjeve

23 prill – Në katër komuna mbahen zgjedhjet lokale

24 prill – Serbia shkel marrëveshjen bazë duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

19 – 25 maj – Kryetarët e rinj marrin zyrtarisht detyrën, pa ndonjë incident

26 maj – Kryetarët shkojnë në punë, protestuesit bllokojnë me forcë hyrjet e komunave

29 maj – Milicia fashiste serbe në listën e pagave të Serbisë sulmon KFOR-in, Policinë e Kosovës dhe gazetarët

Ndryshe, situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës.

Si pasojë e protestave të dhunshme, janë plagosur gjashtë policë të Kosovës dhe 30 ushtarë të KFOR-it, ndërkohë që serbët kanë sulmuar edhe gazetarët.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img