21.1 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Buy now

spot_img

Këshilltari i Kryeministrit: Mustafa dhe kabineti i tij nuk u pengua në veri

Qeveria e Kosovës ka mohuar se kryeministri Isa Mustafa është penguar të shkojë në pjesën veriore të vendit, nga qytetarët serbë, për përurimin e një ure që lidh komunën e Zveçanit me Leposaviqin.

Faton Abdullahu, këshilltari  i Kryeministrit, ka thënë për “zeri.info”, se Mustafa ka qëndruar  në veri për të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga KFOR-i, për hapjen e urës së re të ndërtuar mbi lumin Bistricë, gjegjësisht në mes të komunës së Zveçanit dhe Leposaviqit.

“Mustafa, bashkë me zyrtarë të kabinetit të tij, ka qëndruar në veri. Nuk është e vërtetë që Mustafa është penguar të shkojë në pjesën veriore siç është raportuar. Mund të ju them ne kemi shkuar në rrugën alternative sepse rruga kryesore ishte e bllokuar”, tha Abdullahu.

Ndryshe, qëllimi i kësaj ure, më parë është thënë se është, të mbështesë popullatën vendore dhe të përmirësojë mjedisin e qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në këtë pjesë të Kosovës./ZERI

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img