18.3 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Këshilli i Sigurimit të OKB-së diskuton sot për Kosovën

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë sot mbledhje për Kosovën.

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të diskutojë sot për Kosovën, është bërë e ditur nga uebfaqja e OKB-së.

Sipas programit të punës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York për ditën e sotme, mbledhja parasheh diskutime për raportin tremujor të punës së UNMIK-ut.

Mbledhja do të fillojë në ora 15 me orën lokale ose 21 me orën evropiane, transmeton prishtinapress.eu

Deri në momentet e fundit nuk dihej nëse do të diskutohej për Kosovën pasi katër shtete, SHBA, Britania e Madhe, Gjermania dhe Polonia kundërshtuan që raporti i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Kosovën të jetë në rend të ditës.

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ishte ankuar të mërkurën se ekziston një problem i madh brenda Këshillit të Sigurimit ku një numër i shteteve kundërshton diskutimet për Kosovën çdo tre muaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img