20 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

spot_img

Kërcënimi i sigurisë vë në rrezik 1.8 miliardë përdoruesit e Gmailit

Siguria e Gmailit ka qenë gjithmonë një prej pikave më të forta, por tani një funksionalitet i ri sigurie po përdoret nga hakerët për të mashtruar përdoruesit.

Prezantuar muajin e kaluar, sistemi i verifikimit të Gmailit identifikon kompanitë dhe organizatat te përdoruesit me një etiketë blu.

Ideja është që përdoruesit të dallojnë cilat janë emaile që vinë nga burime të besueshme dhe cilat jo. Por hakerët kanë arritur të mashtrojnë këtë sistem.

Zbuluar nga eksperti i sigurisë kibernetike, Chris Plummer, mashtruesit kanë gjetur një mënyrë për të bindur Gmail se brendet e tyre të rreme janë të ligjshme.

Kështu përdorur besueshmërinë e sistemit të verifikimit, ata po mashtrojnë përdoruesit më lehtë sesa e kanë pasur më parë.

Plummer raporton se Google fillimisht kishte rrëzuar pretendimet.

Plummer ka thënë se Google tashmë i ka dhënë një prioritet të lartë adresimit të problemit, por më shqetësuese është reagimi i Google që mori kohë për ta pranuar ekzistencën e këtij defekti.

Derisa të ketë një zgjidhje, sistemi i verifikimit të Gmail mbetet vulnerabël ndërsa mashtruesit mund të përdorin një mjet që ishte dizajnuar kundër tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img