16.1 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

KEDS thotë se ka mungesë të rrymës nga KEK-u, po importon për ta kompensuar

KEDS-i thotë se po ballafaqohet me një rënie të furnizimit nga prodhuesi vendor, gjë që e ka rënduar situatën energjetike në vend.

“Momentalisht, nga prodhuesi vendor po furnizohemi vetëm nga dy blloqe, B2 dhe A4, të cilët së bashku arrijnë të prodhojnë rreth 360 MW në orë”, thuhet në një komunikatë për media nga KEDS-i.

Për momentin KESCO është duke importuar rreth 400 MW në orë, si dhe është duke bërë të pamundurën të gjejë energji shtesë për orët e mbrëmjes kur ka rritje të ndjeshme të konsumit.

Në të njëjtën kohë, jemi njoftuar nga KEK se blloku A3 pritet që rreth orës 17:00 të hyjë në funksion. Kjo sadopak do ta lehtësonte furnizimin me energji elektrike për konsumatorët në kohën kur konsumi arrin maksimumin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img