20.3 C
Pristina
Sunday, June 2, 2024

Buy now

spot_img

Kearns u bën thirrje Borrellit e Von der Leyenit t’i hiqen Kosovës masat ndëshkuese

Deputetja britanike Alicia Kearns, që është shefe e Komitetit për punë të jashtme në Parlamentin britanik, u ka bërë thirrje përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme Josep Borrell dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që t’i hiqen masat ndëshkuese që BE-ja ia ka vendosur Kosovës.

Ajo ka reaguar ndaj deklaratave që ka dhënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për “TV Prva” të dielën. Vuçiq tha se u ka bërë të qartë ndërkombëtarëve se nuk do t’i zbatojë pikat “që kanë të bëjnë me njohjen e Kosovës dhe pranimin e saj në OKB”.

“Sërish Kosova punon me komunitetin ndërkombëtarë, përkundër sulmit terrorist të orkestruar nga Beogradi. Sërish Vuçiqi refuzon. Largoni tash sanksionet ndaj Kosovës, @Josep Borrell e @Ursula von Der Leyen”, ka shkruar Kearns në platformën “X”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img