10.3 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Buy now

spot_img

Katër skuadrat e para të Superligës do të përballen sot në dy super-derbi

Superliga e futbollit do të vazhdojë sot me dy ndeshjet tjera të xhiros së 24-t, pasi dje u zhvilluan tri të tjera.

Pa dyshim, loja kryesore e kësaj xhiroje do të jetë ajo mes liderit të ligës elitare, Ballkani dhe pretendentes tjetër për titull të kampionit të Kosovës, Drita.

Për momentin, këto dy skuadra i ndajnë veç dy pikë, me ekipin Portokalli që prin me 49 pikë, derisa gjilanasit i kanë 47.

Pra, në Suharekë na pret një ndeshje e zjarrtë, ku të dyja skuadrat i kanë gjasat e mira për të fituar.

Therandasit me një fitore eventuale do të shkëputeshin në 5 pikë dhe do të gjendeshin në një pozitë me komode.

Kurse, “Intelektualët” fitorja do t’i shpinte në krye të tabelës, derisa barazimi do ta linte distancën e njëjtë.

Një tjetër ballafaqim interesant, që do të luhet po ashtu sot do të jetë ai mes Gjilanit dhe Prishtinës.

Gjilanasit me një fitore në shtëpi do të shkëputeshin në 10 pikë në vendin e tretë karshi Bardhekaltërve, të cilët janë në vendin e katërt.

Por, ekipi i Ismet Munishit do të shkojë në Gjilan për fitore pasi vetëm në këtë mënyrë do t’i afrohej pozitës së tretë, e cila çon në Evropë.

Dy super-duelet e sotme do të fillojnë në orën 13:00.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img