25.2 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Kapen në Vërmicë 577 fishekë të fshehur në pjesën e pasme të veturës

Në pikën kufitare në Vërmicë janë kapur një sasi e konsiderueshme municioni gjatë një tentimi për të kryer kontrabandë në territorin e Kosovës.

Në automjetin që vinte nga Shqipëria, u gjetën 577 copë fishekë për armën tip “AK-47” që ishin fshehur në pjesën e pasme të mjetit pranë këmbëve të pasagjerit.

Thuhet se qëllimi i shoferit ishte evident pra shmangja e kontrolleve të dokumentacionit dhe fizike të kryera nga autoritetet doganore.

“Sot, rreth orës 11:00 në pikën kufitare të Vërmicës, oficerët doganor kanë vënë re një automjet (që vinte nga Republika e Shqipërisë) dhe që po përpiqej të shmangte kontrollet. Qëllimi i shoferit ishte evident pra shmangja e kontrolleve të dokumentacionit dhe fizike të kryera nga autoritetet doganore. Pas ndalimit të automjetit, u dha urdhër për të kryer një kontroll në vijën e dytë të kontrollit doganor”.

“Përpara oficerëve drejtuesi i automjetit ka deklaruar se nuk kishte asgjë në mjetin e tij. Megjithatë, pas një kontrolli të kujdesshëm të automjetit, së bashku me ndihmën e zyrtarëve të policisë që ishin të pranishëm gjatë këtij kontrolli, u zbulua mallrat e ndaluara që ishin fshehur me kujdes në pjesën e pasme të mjetit pranë këmbëve të pasagjerit. Konkretisht, u gjetën 577 copë fishekë për armën tip AK-47”, thuhet në komunikatë.

Pas zbulimit të kësaj sasie të municioni, bëhet e ditur se automjeti u dërgua për një skanim të thelluar në doganën e Shqipërisë.

“Pas zbulimit të kësaj sasie të municioni, automjeti u dërgua për një skanim të thelluar në doganën e Shqipërisë. Për të siguruar një kontroll më të hollësishëm, u përdor edhe fibroskopi, por nuk u gjet asgjë tjetër të dyshimtë. Municioni i zbuluar është konfiskuar dhe së bashku me rastin i është transferuar Policisë së Kosovës për hetime të mëtejshme”, thuhet tutje në komunikatë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img