16.8 C
Pristina
Tuesday, June 18, 2024

Buy now

spot_img

Kanosi Ramiz Lladrovcin dhe iu sekuestruan armë në shtëpi, arrestohet vëllai i Salih Dvoranit

Policia e Kosovës këtë të enjte në fshatin Tërstenik të Drenasit ka arrestuar Mehdi Dvoranin, vëllanë e Salih Dvoranit, ky i fundit bartës i listës për asamble komunale, që udhëhiqet nga kundërkandidati i Ramiz Lladrovcit, Driton Ajazi.

Deri tek arrestimi i Mehdi Dvoranit ka ardhur sepse i njëjti dyshohet se ka kërcënuar përmes Facebook-ut kryetarin e kësaj komune, Ramiz Lladrovcin.

Sinjali nga burimet brenda Policisë ka mësuar se gjatë bastisjes së shtëpisë së Dvoranit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një revole, disa fishekë dhe një radiolidhje.

Pavarësisht kësaj, gjykata ndaj Mehdi Dvoranit nuk ka caktuar masën e paraburgimit, por veten masën e arrestit shtëpiak.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img