15.3 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

Kanoset polici përmes Facebook-ut, arrestohet i dyshuari

Më datën 16.04.2023 rreth orës 14:30 Policia Rajonale e Ferizajt kishte pranuar një informacion se një person i panjohur, përmes rrjetit social ‘’Facebook’’ kishte kanosur një zyrtar policor.

Në lidhje me këtë në rast janë kyçur policët hetues nga Sektori Rajonal i Hetimeve dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kishin nisur hetimet.

Pas një punëve intensive hetimore, mbledhjen e informacioneve në terren, hetuesit rajonal kanë arritur që të identifikojnë dhe me datën 10.05.2023 rreth orës 16:00 kanë arrestuar të dyshuarin A.A (M/K) i moshës 28 vjeçar, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Kanosje’’, të cilin më pas e kanë shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj dhe pas intervistimit të tij nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës ka pranuar se ka kryer kanosjen dhe me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img