20.7 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Kamishi: Albini Kurti nuk ka qenë i gatshëm të vdes në luftë, ai i është dorëzuar Serbisë

Deputeti nga PDK-ja Bekim Haxhiu gjatë seancës së Kuvendit ka dhënë disa përgjigje për liderin e VV-së Albin Kurti i cili e ka pyetur atë se çka ka bërë për Kosovën.

Duke iu përgjigjur këtyre pyetjeve ai ka akuzuar atë se në kohën e luftës i është dorëzuar me qëllim forcave të atëhershme serbe sepse s’ka qenë i gatshëm për të luftuar për çlirimin e Kosovës.

“Jam plagos në luftë. Unë kam qenë i gatshëm për të vdekur për lirinë e Kosovës dhe më vije keq që nuk kam vdekur. Ndërsa, Albin Kurti nuk ka qenë i gatshëm për këtë edhe i është dorëzuar forcave serbe të atëhershme. Edhe tash ai nuk dëshiron që të flasim për tema që kemi në Kuvend. Edhe sot ai po mundohet që të zhvendos vëmendjen për këtë çka jemi thirrur sot”, ka thënë Haxhiu në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës të thirrur për arrestimin e Ramush Haradinajt, transmeton Indeksonline.

Ndërsa, sa i përket arrestimit të Haradinajt ai thotë se po mbahet për diçka që tashmë është gjykuar nga Haga dhe është shpallur i pafajshëm.

Me këtë ai thotë se Serbia po provokon hapur për luftë.

“Sa i përket arrestimit të Ramush Haradinajt nga Franca me urdhërarrest të Serbisë, ai po mbahet për një cështje që tashmë është gjykuar nga Haga dhe është shpallur i pafajshëm. Me këtë vërehet se Serbia ka për qëllim destabilizimin e rajonit dhe po provokon hapur për luftë. Mirëpo, nëse vazhdon kështu, me këtë politikë, Serbia nuk do të ketë vend në Bashkimin Evropian”, ka shtuar ai.

Ai ka kërkuar nga Interpoli që të anulohen gjithë arrestet ndërkombëtare dhe që të lirohet Ramush Haradinaj sa më shpejt dhe të ju kthehet sa më shpejt familjes dhe politike.

Ai gjithashtu Haradinajn dhe familjen e tij e ka cilësuar si mishërim të lirisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img