20.7 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Kajtazi: Ali Ahmeti ka qenë direkt në garë me Albin Kurtin; u pa kush fitoi

Analisti Vehbi Kajtazi e ka vlerësuar si “problematike” ndërhyrjen e Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet Presidencia në Maqedoni të Veriut.

Ai ka thënë se nuk u i takon Kosovës që “pesionojnë” Ali Ahmetin nga politika atje.

“Ali Ahmetin nuk e shoh vetëm si politikan atje, por e shoh si një figurë me vlerë dhe histori që lidhet me vendin tonë. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut e kanë të drejtën e botës për ta pensionuar Ali Ahmetin, por je ne prej këtu të ndërhyjmë në një proces atje”, tha ai në “Rubikon” në Klan Kosova.

Më tej ai tha se kjo përkthehet “në mosmirënjohje për kontributin [e Ahmetit] shumëvjeçar për liri dhe pavarësi të Kosovës”, i cili, thotë Kajtai, “s’ka lypur dhe s’ka marrë asgjë këtu”.

“Për mua është një lloj mosmirënjohje për kontributin shumëvjeçar për liri dhe pavarësi të Kosovës, i cili s’ka lypur dhe s’ka marrë asgjë këtu. Ali Ahmeti direkt ka qenë në garë bashkë me Albin Kurtin dhe e pa kush fitoi”, tha Kajtazi më tej.

Kajtazi tha se gjithashtu se veprimi i Kurtit legjitimon angazhimin e Serbisë për serbët e Kosovës.

“Ne e patëm një proces i cili dështoi, dhe dështoi me një thirrje të Beogradit. Ndërkohë, Serbia e ka të drejtën e angazhimit direkt për serbët në Kosovë me Kushtetutë tonë dhe Kosova s’e ka e as Maqedonia e Veriut s’ia jep këtë të drejtë Kosovës për t’u kujdesur për shqiptarët atje”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img