11.8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

Kadrijaj: Kurti është i lidhur me mafinë energjetike

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës, në veçanti kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se ka lidhje, siç e ka quajtur ajo, me mafinë energjetike.

Kadrijaj tha se Kurti qëllimisht po e mbron ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj dhe ish-drejtorin e KEK-ut, me qëllim që t’i mbulojë krimet.

“Keqpërdorim i detyrës zyrtare, tendera njëburimorë, Krasniqi ka qenë në VV, i emëruar nga Kurti, sikurse Martin Berishaj që ka pasur afërsi me presidenten dhe kryeministrin. Kjo heshtje është që të shuhet afera, ky zinxhir i bie që Qeveria është e lidhur me mafinë energjetike”, ka thënë ajo në emisionin “Five”.

Po shihet se janë të lidhur me mafianë energjetike, e kemi parë që gjatë muajve të verës, që Kosova i ka dhënë energji elektrike Shqipërisë, në dimër Shqipëria ia ka kthyer, tash kjo nuk ka ndodhur. Ne po importojmë energji me miliona, po është lidhshmëri, VV, çdo investim që është dashur të ndodhë e ka kundërshtuar”, ka vijuar ajo.

Ajo tha se nëse Kurti do të ishte i pastër, do ta shkarkonte ambasadorin Berishaj, menjëherë pas raportimeve për korrupsion.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img