16.1 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Kadri Veseli ua premton 1 milion euro lojtarëve të Kombëtares kosovare

Para ndeshjes së sotme të Kombëtares kosovare kundër Ishujve Faroe në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kombeve, mbrëmë në hotelin “Emerlad”, kryetari i Kuvendit i Republikës së Kosovës z. Kadri Veseli e ka vizituar Kombëtaren për t’u dhënë mbështetje dhe uruar suksese.

Me këtë rast kryeparlamentari Veseli është shprehur: “Unë dhe institucioni që drejtoj por edhe organet tjera qeveritare vazhdimisht e kemi mbështetur Federatën e Futbollit dhe do të vazhdojmë ta mbështesim fuqishëm e njëkohësisht dua të inkurajojë Kombëtaren tonë që ka nisur mirë kualifikimet për Ligën e Kombeve që të vazhdojë me angazhim maksimal dhe fusha e gjelbër është ku ju mund të tregoni, dëshmoni dhe ta prezantoni në mënyrën më të mirë shtetin e Kosovës”.

“Jo vetëm  unë, por e tërë Kosova ka besim në ju dhe ju do të mund të arrini kualifikimin, ndërsa unë premtojë se me kualifikimin tuaj do të u shpërblejmë me një milion euro. Ju sigurojë se nesër do ta keni mbështetjen e shqiptarëve ku do që janë”.

E nga ana e tij presidenti i FFK-së Agim Ademi duke falënderuar kryeparlamentarin z. Veseli ka thënë:” Ju falënderojë shumë për këtë vizitë dhe mbështetje që në vazhdimësi na e keni dhënë si dhe kujdesin e veçantë që keni treguar për Kombëtaren A”.

“Vizita juaj sonte këtu para ndeshjes së nesërme është një shtysë dhe motiv i veçantë për të gjithë neve e veçmas për futbollistët që nesër do të gjenden në fushën e gjelbër të stadiumit “Fadil Vokrri” në kryeqytet”.

“Besojë shumë se grup i futbollistëve është unik dhe e kanë dëshirën, vullnetin dhe forcën që të na gëzojnë të gjithëve. Prandaj në emër të gjithëve kryetar Veseli, edhe njëherë ju falënderojë për gjithë atë që keni bërë, po bëni dhe të bëni në të ardhmen për futbollin e Kosovës”.

Kombëtarja e Kosovës, sonte e pret në shtëpi Kombëtaren e Ishujve Faroe, në stadium Fadil Vokrri, prej orës 20:45, në Prishtinë, në kuadër të Ligës së Kombeve.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img