14.1 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Kadaj-Bujupi: Albin Kurti ka tendenca diktatoriale

Opinionistja Donika Kadaj-Bujupi thotë se ka tendenca diktatoriale në qasjen e kryeministrit Albin Kurti. Komentet Kadaj-Bujupi i bëri në emisionin Pressing në T7, derisa po fliste për deklaratat e qeverisë kundrejt sindikatave.

“Është punë e sindikatave me kërkuar me u implementu ajo që është premtuar gjatë fushatës. Pra kur dikush vjen në pushtet me zotimin se do t’i përkrah sindikatat në kërkesat e tyre, madje bën thirrje vazhdimisht sa është në opozitë që të njëjtat të përkrahen, i takon njerëzit e njëjtë të cilët edhe sot janë në krye të sindikatave dhe pastaj del në opinion, në momentin që bëhet kryeministër, ose disa muaj më vonë, dhe ja fillon me i sulmuar me qëllim të frikësimit ose heshtjes për mendimin tim është shumë jo korrekte”, tha Kadaj-Bujupi.

“Përveçse është jokorrekte, është dhe shkelje e ligjit dhe na çon kah tendenca diktatoriale që të kontrollojë qeveria gjithçka, duke përfshirë sindikatat’, shtoi ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img