19.7 C
Pristina
Saturday, May 11, 2024

Buy now

spot_img

Ka vdekur ish i burgosuri politik, atdhetari Nimon Mustafaj nga Gllogjani

Ish i burgosuri politik dhe veprimtari i çështjes kombëtare Nimon Mustafaj, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, shkruan GazetaDemos.

Nimon Mustafaj ishte anëtar I Komitetit të Vendit i LNÇK-së, kryetar i së cilës ishte atdhetari dhe patrioti Smajl Haradinaj.

Edhe Nimon Mustafaj për shkak të veprimtarisë së tij ilegale në vitet e ’80, u burgos si shumë bashkëpatriotë të asaj kohe nga regjimi shovinist serb, me ç’rast ka vuajtur 3 vite burg.

Mustafaj për shumë vite kishte ushtruar profesionin e mësimdhënësit të historisë, ndërsa për një kohë të gjatë ishte drejtor i shkollës “Hasan Prishtina” në Gllogjan./GazetaDemos/

Në këtë foto të realizuar në vitet e ’70-ta, shihet edhe patrioti e veprimtari i çështjes kombëtare Smajl Haradinaj dhe Nimon Mustafaj
Nimon Mustafaj me kolegët nga shkolla “Hasan Prishtina” në Gllogjan

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img