21.4 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

“Ka qenë i mbështjellur me qebe dhe i shoqëruar me serb”, Kurti shpotitë Kamishin për akuzën e para disa viteve

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu vite më parë kishtë akuzuar kryeministrin Albin Kurtin se kishte qenë i mbuluar me qebe derisa kishte takuar disa serbë.

“Albin Kurti ishte i mbuluar me batanie. Takimi është mbajtur në shtëpinë e vallezërve Donçiq, ku ishte i pranishëm edhe Misha Villotiq, person në hierarki të lartë në sigurimin shtetëror serb BIA. Në takim ishte edhe Boban Donçiq, kapiten i Ushtrisë Serbe. Albin Kurti ta sqarojë qëllimin e këtij takimi”, theksonte letra e Bekim Haxhiut.

Si duket Kurti nuk e ka harruar ende deklaratën e Kamishit.

Sot kryeministri Kurti në një konferencë për media ka thënë se mbrëmë është mbuluar me qebe në shtëpinë e tij, por se këtë herë për tu ngrohur pas reduktimeve të energjisë elektrike.

Pas kësaj deklarata Kurti ka thumbuar deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiun duke thënë se s pas kësaj përgjigje të tij nuk kishte dashur që Haxhiu të organizonte konferencë për media.

“Pjesën më të madhe të kohës po më bie të rri ose në makinë duke udhëtuar prej një vendi në një vend tjetër ose në kryeministri, ku kemi një sistem të përgjithshëm të ngrohjes për komplet objektin, e mbrëmë kur kam shkuar shumë vonë në shtëpi jam ngrohur me batanije, por shpresoj kjo pyetja juaj dhe përgjigja ime nuk do të bëjë që nesër deputeti Bekim Haxhiu ta organizojë një konferencë për media”, ka thënë Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img