19.4 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Jusuf Thaçi: Situata në veri ishte një leksion i mirë për qeverinë e VV-në

Analisti Jusuf Thaçi ka deklaruar se situata në veri, është një leksion i mirë për Qeverinë Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Thaçi në T7 ka thënë se më situatën atje, Qeveria e ka kuptuar se veriu s’është çështje policore.

“Po besoj që ky është një leksion i mirë për Qeverinë, sepse realisht vetëm Qeveria e Vetëvendosjes nuk është ballafaquar realisht me problemin e veriut asnjëherë, për shkak se ka qenë në opozitë, dnmth më herët. Po shpresoj që është leksion në kuptimin që tashmë është e qartë që veriu nuk është çështje policore sepse na e dimë që Policia e Kosovës ka mjaftueshëm kapacitete profesionale e infrastukturore për me i ndalë barrikadat atje ose me i largu barrikadat atje, mirëpo kjo nuk ndodhi sepse çështja e veriut është më shumë sesa çështje e forcave të brendshme. Për fatin tonë të keq, ky është realiteti”, ka thënë Thaçi.

Kujtojmë që rrugët kryesore që çojnë drejt Jarinjës dhe Bërnjakut – pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë – ishin bllokuar që nga 10 dhjetori.

Barrikadat në veri të Kosovës u ngritën nga disa grupe serbësh, për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb të Policisë së Kosovës.

Dejan Pantic u arrestua nën dyshimet për sulm ndaj zyrtarëve kosovarë, në fillim të dhjetorit.

Më 28 dhjetor, Panticit iu zëvendësuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak.

Për barrikadat, Kosova ka fajësuar “bandat kriminale” që kanë mbështetjen e Serbisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img