8.5 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Buy now

spot_img

Johnson: Trump është i interesuar për zgjidhjen e çështjes mes Kosovës dhe Serbisë

Senatori amerikan, Ron Johnson, është shprehur se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump është i interesuar që të zgjidhë problemin mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai tutje ka thënë se njerëzit në Kosovë dhe Serbi duhet të jenë të sigurtë që administrata amerikane është e fokusuar në këtë problem dhe se e dijnë rëndësinë e paqes në Ballkan, transmeton lajmi.net.

“Administrata është e interesuar në këtë. Kam udhëtuar tre herë në Ballkan, sepse asistenti i sekretarit të Shtetit, Wess Mitchell, më ka inkurajuar. Njerëzit atje duhet të jenë të sigurtë që administrata është e interesuar që të gjejë një zgjidhje”, ka thënë ai.

Johnson ka ripërsëritur se SHBA-të nuk kanë vija të kuqe kur është puna tek arritja e një marrëveshjeje për të cilën liderët pajtohen.

“Ne duam të bëjmë gjithçka që të inkurajojmë presidentin Vuçiq dhe zyrtarët nga Prishtina që t’i inkurajojmë në arritjen e një zgjidhjeje të problemit afatgjatë, dhe të arrijnë një marrëveshje e cila do të siguronte paqe në Ballkan”,  ka thënë ai.

Kujtojmë se kundër idesë së korrigjimit të kufijve në Ballkan tashmë ka dalë Gjermania.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img