0.2 C
Pristina
Saturday, December 14, 2024

Buy now

spot_img

Jeta e dyfishtë e shqiptarit, mes sipërmarrësit dhe xhihadit në Itali

Sipërmarrësi Sajmir Hidri është dëbuar nga Italia, pasi autoritetet kanë zbuluar se ndërtuesi 34-vjeçar kishte filluar të ndiqte praktika fetare të ashpra. Urdhri është dhënë nga ministri i Brendshëm italian, Angelino Alfano, për shkak të aktivitetit të tij pro Shtetit Islamik.
Mediat italiane shkruajnë se Sajmir Hidri jetonte në komunën e Vigarano Mainarda prej 14 vitesh, dhe në Itali kishte mbërritur në moshë të vogël. Nga hetimet ka rezultuar se ai bënte një jetë të dyfishtë mes biznesit të ndërtimit të vilave dhe afrimit me ISIS.
Ai kishte shoqëri ndërtimi “Alba Costruzioni”, e njohur në këtë provincë për ndërtimin e vilave. Policia ka pyetur banorë të zonës dhe të njohur të tij, që tregojnë se së fundi ai kishte rritur mjekrën dhe kishte ndryshuar sjellje duke u izoluar. Hidri frekuentonte komunitetin mysliman në provincën e Ferrarës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img