22 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Buy now

spot_img

“Janë veprime të pahijshme dhe degjeneruese”, deputetja e VV-së kishte bullizuar e para publikisht profesorin nga Vushtrria

Profesori i biologjisë, Lulzim Paci, ka shpërthyer në lot gjatë një interviste teksa fliste sesi u bullizua pas publikimit të videove duke vallëzuar në shtëpinë e tij.

Tha se pas publikimit të videove ka marrë shumë komente negative, tekasa tha se askujt s’i ka bërë keq me ato veprime, përveç se sipas tij, i ka mbrojtur vlerat kombëtare.

Por me publikimin e videove të tij, kishte reaguar një deputetet e pushtetit duke i quajtur veprime degjeneruese. 

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, kishte kërkuar nga Gjimnazi “Eqrem Çabej” në Vushtrri dhe Drejtoria e Arsimit të marrin masa ndaj tij.

“Të dashur qytetarë të Vushtrrisë, në veçanti juve nxënës të Gjimnazit ‘Eqrem Çabej’- Vushtrri, dhe juve prindër. Ditëve të fundit njëri nga profesorët e Gjimnazit ‘Eqrem Çabej’ është duke publikuar video të tij, të cilat janë veprime të pahijshme dhe degjeneruese. Andaj, i bëj thirrje drejtorit të Gjimnazit dhe drejtorisë së Arsimit në Vushtrri, që të marrin masa ndaj profesorit në fjalë. Sepse veprimet tij përmes videove lënë të kuptojnë, që një profesor i tillë nuk mund të arsimoj dhe edukoj kategorinë më të çmueshme të shoqërisë, rininë tonë”, thuhet në statusin e saj të publikuar më 27 janar.

Për reagimin e deputetes, Paci deklaroi se Ujkani ka qenë nxënëse në atë shkollë dhe sipas të gjitha gjasave nuk do ta padisë atë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img