25.2 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Izraeli s’po planifikon “pushtim të vazhdueshëm” të Gazës, thotë këshilltari i Netanyahut

Plani i pasluftës i Izraelit nuk është një “pushtim i vazhdueshëm” i Gazës, tha të martën një këshilltar i lartë i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

“Unë mendoj se mund të prisni diçka më të rrjedhshme, diçka më fleksibël ku ne mund të lëvizim dhe të largohemi sipas nevojës për t’u marrë me situatën e sigurisë”, tha këshilltari Mark Regev për Christiane Amanpour të CNN, transmeton Klan Kosova.

“Ne nuk po flasim për ndonjë lloj okupimi të vazhdueshëm të Rripit të Gazës”, ka thwnw Regev.

I pyetur në lidhje me komentet e Netanyahu në ABC News të hënën se Izraeli do të ketë “përgjegjësinë e përgjithshme të sigurisë” në Gaza për një “periudhë të pacaktuar” pas përfundimit të luftës, Regev tha: “Ne duhet të bëjmë dallimin midis një pranie sigurie dhe kontrollit politik”.

“Kur kjo të përfundojë dhe ne të kemi mundur Hamasin, është thelbësore që nuk do të ketë një element terrorist të ringjallur, një Hamas të ringjallur”, tha Regev.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img