25.2 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

Izraeli reagon ndaj fjalimit të Erdogan

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme izraelite, Lior Hayat reagoi menjëherë pas fjalimit të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili tha se Hamasi nuk është një grup terrorist.

“Izraeli kundërshton me gjithë zemër fjalët e ashpra të presidentit turk për organizatën terroriste Hamas. Hamasi është një organizatë terroriste e neveritshme, më e keqe se ISIS, që vret brutalisht dhe qëllimisht foshnjat, fëmijët, gratë dhe të moshuarit, mban peng civilë dhe përdor njerëzit e vet si mburoja njerëzore”, theksoi Hayat në një postim në X/Twitter.

“Edhe përpjekja e presidentit turk për të mbrojtur organizatën terroriste dhe fjalët e tij nxitëse nuk do të ndryshojnë tmerrin që ka parë e gjithë bota dhe faktin e padiskutueshëm se Hamas është i barabartë me ISIS”, shton ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img