19.7 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Izraeli do mbajë pauza katërorëshe, për t’u mundësuar civilëve ikjen nga Gaza Veriore

Forcat izraelite të mbrojtjes do të zbatojnë “pauza” katër orëshe në sulmet përgjatë korridoreve humanitare dhe në zonat e armiqësive aktive në Gazën veriore për të lejuar civilët të largohen nga zonat e armiqësive, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, u tha gazetarëve të enjten se do të njoftoheshin paraprakisht pauzat nga IDF për t’i njoftuar civilët se kur do të jetë e sigurt për të lëvizur.

“Na është thënë nga izraelitët se nuk do të ketë operacione ushtarake në këto zona gjatë kohëzgjatjes së pauzës dhe se ky proces po fillon sot”, tha Kirby sipas Independent, e sipas të cilit vendimi për ta bërë këtë ishte vetëm i Izraelit.

”Izraeli i merr vendimet e veta. Është duke luftuar një armik që është i ngulitur në popullatën civile, duke përdorur spitalet dhe infrastrukturën civile në një përpjekje për të mbrojtur veten nga përgjegjësia dhe për të vënë popullin e pafajshëm palestinez në rrezik më të madh”, vazhdoi ai.

”Në të njëjtën kohë, Izraeli ka një detyrim të respektojë plotësisht ligjin ndërkombëtar dhe ne besojmë se këto shkaqe janë një hap në drejtimin e duhur, veçanërisht për të ndihmuar që civilët të kenë një mundësi për të arritur në zona më të sigurta larg aktit të luftimit”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img