14.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Buy now

spot_img

Italia arreston dy persona në operacionin kundër terrorizmit

Autoritetet italiane e kryen një operacion kundër terrorizmit të martën herët që çoi në arrestimin e një shtetasi egjiptian dhe një shtetasi italian me origjinë egjiptiane, tha policia në një deklaratë.

Operacioni u koordinua nga Zyra e Prokurorit të Milanos dhe dy të dyshuarit janë akuzuar për nxitje të veprave terroriste dhe se janë anëtarë të grupit xhihadist të Shtetit Islamik (IS).

Dy të dyshuarit ishin aktivë në aktivitete propagandistike, po përpiqeshin të rekrutonin bashkëpunëtorë të mundshëm në internet dhe po financonin iniciativa mbështetëse për IS, tha zyra e prokurorit.

“Sot në mëngjes dy persona u arrestuan me akuzën e terrorizmit”, tha ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani për RAI-Radio Anch’io.

Ai shtoi se niveli i alarmit tashmë ishte ngritur dhe autoritetet po punonin për të parandaluar kërcënimet e mundshme.

I pyetur nëse vendi mund të presë sulme terroriste si ai që goditi Belgjikën vonë të hënën, Tajani tha se nuk ka kërcënime specifike ndaj Italisë për momentin, shkruan Reuters,

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img