10.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Buy now

spot_img

Itali: Shqiptari vret vajzën 16-vjeçare dhe plagos ish-gruan

Një shqiptar dyshohet se e ka vrarë vajzën e tij 16-vjeçare dhe një person tjetër, italian 51-vjeçar.

Rasti ka ndodhur në Foggia të Italisë, mesnatën e së dielës.

45-vjeçari shqiptar sipas mediave italiane e ka plagosur me thikë edhe ish-gruan e tij.

Thuhet se ngjarja ka ndodhur derisa burri kishte tentuar që ta godas me thikë ish-gruan, aty ka ndëhyrë vajza e tij e cila është përpjekur që ta mbrojë.

Por, ai gjatë përleshjes me ish-gruan e ka goditur për vdekje vajzën e tij.

Shqiptari i cili punonte si bukëpjekës është prangosur nga karabinierët.

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje tragjike.

Autoritetet italiane i kanë filluar hetimet lidhur me rastin.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img