16.1 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Buy now

spot_img

Ismajli: Nuk paraqet një risi që të gjithë të bëhen bashkë kundër PDK-së

Dy nënkryetarët e PDK’së, Memli Krasniqi dhe Uran Ismaili, të ftuar T7, janë shprehur të bindur se partia e tyre do t’i fitojë zgjedhjet nëse të gjitha partitë e mëdha garojnë si të vetme andaj LDK e VV po bëhen bashkë.

Ata thonë se LDK dhe VV po tentojnë të lidhin koalicion parazgjedhor sepse po frikësohense do të mposhten nga PDK’ja, nëse garojnë si parti të vetme.

Memli Krasniqi ka thënë LDK’ja dhe VV’ja e kanë vetëm një arsye të bëhen bashkë, e sipas tij është frika nga humbja nga këto zgjedhje dhe e vetmja siguri që të dalin para PDK-së.

Edhe Uran Ismaili thotë se VV e LDK nga frika po tentojnë të bëhen bashkë.

“Nuk paraqet një risi që të gjithë të bëhen bashkë kundër PDK-së. Ka pasur gjithnjë front kundër PDK-së dhe dallimi është që e bën më të dukshme është kundër. Janë dy parti që kanë fol moti se janë të parat të cilat duan të hyjnë në një koalicion parazgjedhor duke shkelur çfarëdo lloj diference duke u mbledhur kundër PDK’së. E para mosguximi dhe tjetra tregon forcën reale të PDK-së. Ata e dinë që PDK është në pozicion që mund t’i mund veç e veç”, ka theksuar Ismaili.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img