11 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Buy now

spot_img

Ishte therur me thikë derisa po bënte shoping, çfarë dihet deri më tani për Pablo Mari

Pablo Mari u godit me thikë gjatë një incidenti në një supermarket pranë Milanos të enjtjen. 29-vjeçari, aktualisht i huazuar te Monza nga Arsenali, po bënte pazar në supermarketin Carrefour në qendrën tregtare “Milanofiori di Assago” në periferi të Milanos mbrëmjen e së enjtes, kur u godit me thikë nga Andrea Tombolini. Sulmuesi 46-vjeçar, i cili dyshohet se ka probleme me shëndetin mendor, sulmoi edhe katër të tjerë, duke vrarë fatkeqësisht një arkëtare 30-vjeçare.

Tombolini u çarmatos nga ish-mbrojtësi i Serisë A, Massimo Tarantino, i cili gjithashtu ishte duke bërë pazar në Carrefour. Mari pësoi një prerje të thellë në shpinë dhe iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm sot, i cili do ta mbajë jashtë fushës për të paktën dy muaj. Mbrojtësi spanjoll pa gjithashtu sulmuesin të vriste arkëtaren e Carrefour.

Monza do të përballet me Bolognan në ndeshjen e radhës në Serie A të hënën më 31 tetor. Ata kërkuan shtyrjen e ndeshjes pas incidentit, por kërkesa e tyre u refuzua nga Serie A.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta diskutoi sot situatën dhe konfirmoi se klubi ka qenë në kontakt me të afërmit e mbrojtësit spanjoll, duke u dhënë atyre një mbështetje.

Raportimet bëjnë me dije se 46-vjeçari ka një histori problemesh mendore, duke kaluar kohë në një pavijon psikiatrik. Së fundmi ai ishte në spital pasi vetë-shkaktoi lëndime në fytyrë dhe kafkë duke u goditur me grusht. Tombolini është i papunë dhe jeton me familjen në Milano, duke qenë disi i vetmuar.

Mari ka postuar një foto të tij dhe partneres në Instagram pas operacionit të suksesshëm, duke falenderuar të gjithë për mbështetjen dhe duke i dërguar ngushëllime familjes së arkëtarit të ndjerë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img