14.1 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Buy now

spot_img

“Isharete të këqija”, Gashi: Si duket VV ka marrë pare nga Martin Berishaj

Studiuesi dhe analisti, Shkëlzen Gashi, ka hedhur dyshime se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj mund ta ketë financuar Lëvizjen Vetëvendosje.

Teksa fliste në Pressing të T7 për skandalin e Berishajt, Gashi ka thënë se ndryshe nuk mund të shpjegohet mbrojtja që partia në pushtet është duke ia bërë Berishajt.

“Si duket këta kanë marrë pare dhe nuk munden tani me liru. Ky i ka dhënë pare Vetëvendosjes si subjekt politik, nuk ka të keqe donacioni, por me gjasë i ka dhënë ilegalisht”, ka thënë Gashi

“Fakti që e mbrojnë kështu tregon se këta e kanë një hall”, vazhdon më tutje analisti politik.

Më tutje Gashi ka folur edhe për “karakterin e Berishajt”.

“Kur shkon Lubjanë ju thotë se jam profesor i Universitetit të Prishtinës dhe Tiranë, kur vjen në Prishtinë thotë se jam profesor i Universitetit të Lubjanës”, thotë Gashi.

Sipas tij gënjeshtra e tij është problem shumë i madh teksa kërkon shkarkimin e Martin Berishajt për skandalin e raportuar nëpër mediat sllovene fillimisht.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img