21.8 C
Pristina
Monday, June 17, 2024

Buy now

spot_img

Ish- ushtari i UÇK-së i dëshpëruar nga analistët kosovarë (Foto)

Ka pasur shpeshherë deklarata fyese në drejtimi të ish-ushtarëve të UÇK dhe në përgjithësi luftës që ka bërë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, besa disa nga analistët shpeshherë kanë marrë guximin për t’i quajtur kriminel.
Mirëpo, rreth këtyre deklaratave ka reaguar ish-ushtarë i UÇK-së, Shpëtim Selmanaj, i cili ndjehet i fyer dhe i dëshpëruar nga deklaratat e tilla.

Selmanaj thotë, se 16 vite pas luftës në Kosovës, asnjë analistë nga Serbia nuk është dëgjuar duke thënë se paramilitarët serb kanë kryer krime, duke e ditur se si këta të fundit botërisht dihet se kanë kryer krime kundër njerëzimit.
“16 vjet pas luftës në Kosovë, asnjë analist të Serbisë nuk e ndëgjova që tha se Serbia ka bërë krime ose diçka të tillë, edhe pse dihet botërisht se paramilitarët serb kanë bërë krime kundër njerëzimit në Kosovë”, shkruan Selmanaj në llogarinë e tij në Facebook.
Selmanaj i cili ishte në luftë nga fillimi deri në mbarimin e saj, thotë se ndjenë keqardhje kur dëgjon analistët kosovar tek e njollosin UÇK-në dhe gjakun e luftëtarëve të rënë për liri.
“Tash, kur po i ndëgjoj analistat tonë tuj fol për UÇK, po me vjen marre sa shpejte harrojne shqiptaret e sa lehte ja kthejne shpinden gjakut te vet”, shkruan Selamnaj.
Këtij shkrimi në Facebook, Selmanaj i ka bashkangjitur edhe fotografi, njëherit ai i bënë thirrje analistëve të komentojnë përmbajtjen e fotografive, ku shihen paramilitarët serbë teksa mbajnë peng burra shqiptarë.
“Shumë kisha pas dëshirë komentin e analistave të caktuar për këto fotografi”, shkruan ai. /Lajmi.net/

14184341_10210475176337239_992211426641577671_n 14368759_10210475176177235_5808088448736148588_n
 
 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img