10.3 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Buy now

spot_img

Ish-luftëtari rrëfen ngjarjen se si Adem Jashari donte ta sillte nga Shqipëria edhe municionin me të cilin stërviteshin

Ish-luftëtari Fehmi Beqiri, në emisionin Frontal të T7, ka folur për karakterin e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin, të cilin e njohu personalisht, sepse bashkë kishin kryer ushtrimet e para ushtarake në Tiranë. 

Beqiri tregon për një rast se si Adem Jashari edhe municionin që supozohej të përdorej gjatë ushtrimeve ushtarake, donte ta sillte në Kosovë.

“Gjatë stërvitjeve, ne kishim raste të bënim edhe gjuajtje të dytë e të tretë. Të dytën, e mora granatën dhe nuk e gjuajta”, rrëfen Beqiri. 

“Oficeri më tërhoqi vërejtjen dhe më tha ku e ke (granatën), unë thash mustaqemadhi (për Adem Jasharin)”, është shprehur Beqiri. 

Beqiri tregoi se edhe municionin që supozohej të përdorej atje për ushtrime, donte ta sillte në Kosovë. 

“Baci Adem, edhe municionin që e përdorshim ne atje, donte ta sillte në Kosovë”, shtoi Beqiri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img