10.2 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Buy now

spot_img

Ish kryeministri jugosllav ‘ftohë’ serbët, thotë nuk do t’ia shohin “hairin” Trumpit

Ish-kryeministri jugosllav dhe biznesmeni, Milan Paniq beson se edhe pse Donald Trump fitoi zgjedhjet në SHBA nuk do të ketë asnjë ndikim në Serbi.

“Nuk pres një ndryshim në asnjë nivel. Serbia është vend i rëndësishëm në botë, por sa i përket Amerikës dhe politikës së saj ndaj Serbisë nuk do të ndryshojë asgjë. Nuk ka ndryshuar gjatë kësaj kohe,  por as në të ardhmen nuk do të ndodh”, ka thënë Paniq, duke shtuar se amerikanët e shohin Serbinë si pjesë të Evropës, transmeton lajmi.net.
Ai tha se nuk do të ndryshojë asgjë në lidhje me Shtetet e Bashkuara në Serbi sikur edhe kur do të fitonte Hillary Clinton. Megjithatë, ai beson se e gjithë familja Clinton duhet të largohet nga politika amerikane.
Ai tha se që qëndrimi i tij çdoherë ka qenë kundër familjes Clinton, që prej bombardimit të Serbisë e që ishte bërë gjatë kohës kur në krye të SHBA-së ishte Bill Clinton.
Ndryshimi në marrëdhëniet në politikën e jashtme, konsiderohet Paniq, do të jetën midis SHBA-së dhe Rusisë të cilat sipas tij po afrohen çdo ditë e më shumë.
Sipas tij, është vështirë të parashikohet se Trumpi mund ta vizitoj Serbinë.
“Nëse dëgjon se ka ushqim të mirë, ndoshta vijnë për ushqimin. Ose ka të ngjarë të ndodhë për shkak se gruaja e tij është nga Jugosllavia”, tha Paniq.
Paniq tha se biznesmeni Trump do ta udhëheq vendin si biznesmen, jo si politikan.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img