24.7 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Buy now

spot_img

Ish-kryediplomatja Haradinaj: Stoltenberg ra në grackën e Zakharovas, shumë i butë ndaj Serbisë

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, ka kritikuar Perëndimin se po e ndihmon presidentin serb Aleksandër Vuçiq dhe se në këtë mënyrë po i jep krahë Serbisë të veprojë në mënyrë të dhunshme.

Këto deklarata Haradinaj i bëri për podkastin “Inside Albania”, kur u pyet për mosvënien e sanksioneve ndaj Serbisë, ndonëse kanë kaluar tre muaj nga agresioni serb në Banjskë të Zveçanit.

Sipas saj, krejt kjo po ndodh pas deklaratave të ministres së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, se gjoja Perëndimi “po i ushqen” shqiptarët me serbo-fobi. Ajo konsideron se është pikërisht Perëndimi që ka rënë në grackën e Zakharova-s.

“Ministrja e Punëve të Jashtme të Rusisë, Zakharova ka thënë se Perëndimi po inkurajon shqiptarët drejt ‘serbo-fobisë’ agresive dhe Perëndimi po punon për t’i provuar Rusisë se ky pretendim nuk qëndron, se ata në fakt punojnë drejt pajtimit me Serbinë. E dëgjuam sekretarin e Përgjithshëm (Jens) Stoltenberg se po punojnë drejt fuqizimit të marrëdhënieve të NATO-s me Serbinë. Ishte tronditëse, sidomos për ne në Kosovë, veçanërisht pas sulmit të 24 shtatorit, kur të gjitha faktet e nxirrnin Serbinë si orkestruese, organizatore dhe ekzekutuese të këtij agresioni, dhe të dëgjoje këtë ishte shumë tronditëse për ne. Në vend që të qetësonte situatën dhe t’i hapte rrugën një perspektive për Ballkanin Perëndimor, e bëri krejt të kundërtën me këto deklarata”, tha ajo./KP/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img