11.4 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Buy now

spot_img

Ish-këshilltari i Thaçit: Donika Gërvalla është fytyra e pa skuqur e kësaj Qeverie, brenda dhe jashtë

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit sa ishte president, Adil Behramaj, ka reaguar ndaj deklaratave të ministres së Jashtme, Donika Gërvalla mbrëmë në një medium zviceran, ku shkruhet se ajo “kërkon që shumë vrasje të pasluftës në vend të zgjidhen. Pas tërheqjes së trupave serbe, ato u kryen kryesisht nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kosovës, UÇK”.

Behramaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se Gërvalla është fytyra e pa skuqur e kësaj Qeverie, brenda dhe jashtë. gjuha e qeverisë Kurti është e njëjte me atë të Prokurorisë Speciale në Hagë.

Madje, ai ka thënë se gjuha e Qeverisë Kurti është e njëjte me atë të Prokurorisë Speciale në Hagë.

“Zëvendësja e Kurtit, siç parapëlqen ta quaj ai, Donika Gërvalla-Schwarz, njëherësh kryediplomate e Kosovës, është fytyra e pa skuqur e kësaj qeverie, brenda dhe jashtë. Ajo ta shembë çdo pritje. Edhe kur pret që një ditë nuk do të prodhojë skandal, ajo edhe këtë pritje ta rrënon. Gjuha e kësaj qeverie është identike me gjuhën e Prokurorisë së Speciales në Hagë”, ka shkruar ndër të tjera ai.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img