27 C
Pristina
Sunday, June 2, 2024

Buy now

spot_img

Ish-kandidati për kryetar të Podujevës kritikon qeverisjen e qytetit: E kanë bërë lëmsh saqë nuk ka drejtor që mundet ta zgjidhë

Komuna e Podujevës, ditën e djeshme përmes një postimi në Facebook, njoftoj se Drejtoresha e Inspeksionit, Florentina Osmani, ka dhënë dorëheqje nga pozita e saj.

Osmani ishte drejtoresha e 4-të, që dha dorëheqje për rreth tre vite qeverisje nga Bulliqi.

Rreth kësaj çështje ka folur ish-kandidati për kryetar komune nga ‘Nisma’, Xhemajl Hasani.

Ai tha se fajtor për këtë është kryetari, pasi që dorëheqjet në këtë drejtori janë bërë rutinë.

Sipas tij, “mundet njëri nga ta mos me qenë profesionist por që të jenë të katërt, kjo nuk është në rregull”.

‘Dorëheqjet ne këtë drejtori janë bërë rutinë, për me pak se 3 vite i kemi 4 drejtorë qe janë tërheq. Unë dje kam bere një postim ne ‘Facebook’ dhe kam reaguar, fatkeqësisht jam i vetmi politikan në Llap që bëj reagime dhe jam tamam opozitë edhe pse jam jashtë Kuvendit.

Aty brenda te gjithë janë ofru brenda interesit dhe veç po këqyrin çka po ju jep kryetari. Sinqerisht, është e frikshme heshtja e opozitës në Podujevë. Unë dje fajtor e kam lanë kryetarin sepse kanë ndodhë 4 dorëheqje, hajde 1 apo 2 nuk janë profesionistë, po të 4-të nuk munden me qenë të paaftë’’, tha ai për IndeksOnline.

Më tutje, Hasani tha se në këtë drejtori ka presion nga Komuna, pasi që atë drejtori “e kanë bërë lëmsh saqë nuk ka drejtor që mundet ta zgjidhë”.

‘’Po sigurisht ka edhe presion nga Komuna, të gjithë e dijmë se çka është duke ndodhur me Drejtorinë e Inspeksionit në Podujevë, thjesht e kanë bo llugë drejtorinë aq shumë saqë është ngatërru lëmshi, nuk ka drejtor që mundet me e zgjidhë. Populli thotë se më së miri dinë me zgjidhë ata qe e lidhin lëmshin…  prej 12 drejtorëve që ka kjo Komunë, nuk i ka 3 drejtorë qysh duhet profesionistë, janë amatera të paditur, të padëgjuar, thjesht janë praktikantë eksperimentgji prej të parit e deri te i fundit’’, tha ai.

Ai shtoi se po të kishte qenë ai Kryetar Komune, nuk do të lejonte që të ndodhin këso gjerash.

‘’Nëse do ta menaxhoja komunën, ndoshta brenda mandatit kish ndodhë ndonjë drejtor me ndërru ama jo deri në këtë nivel.

Fillimisht, para se me formu ekipën kisha bë edhe tejkalime përtej subjektit politik, kisha ftu ekspertë të zotë dhe ja kisha dalë.

Jo me këtë gjendje sikur këta që na banën horë, këta duhet me ju kërku falje qytetareve që i kanë  mashtru duke proklamuar qeverisje të mirë e realisht nuk janë të zotë me trembë as macën prej përsheshi’’, përfundoi Hasani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img