11.4 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Buy now

spot_img

Iraku mbyll hapësirën ajrore, paralajmëron edhe Izraeli

Izraeli do të mbyllë hapësirën e tij ajrore duke filluar nga ora 00:30 me orën lokale, tha ministria e transportit e Izraelit.

“Në përputhje me udhëzimet e sistemit të sigurisë, duke filluar nga ora 00:30 e natës së sotme, hapësira ajrore e shtetit të Izraelit do të mbyllet për fluturimet ndërkombëtare dhe të brendshme”, thuhet në njoftim.

“Për shkak të vonesës në mbërritjen e fluturimeve për në Izrael, orari i fluturimeve nga Tel Avivi pritet të ndryshojë. Aeroporti Ramon do të mbyllet për trafikun. Publikut udhëtues i kërkohet të kontrollojë linjat ajrore dhe në faqen e internetit të autoritetit të aeroportit për oraret e reja të fluturimeve para mbërritjes në aeroport”, vazhdoi ai.

“Ne do të vazhdojmë të përditësojmë sipas zhvillimeve”, thuhet në deklaratë, shkruan CNN.

Përpos Izraelit, edhe Iraku ka njoftuar se do ta mbyllë hapësirën ajrore të vendit përkohësisht.

Autoriteti i Aviacionit Civil i Irakut njoftoi të shtunën se hapësira ajrore e vendit do të mbyllet përkohësisht për të gjithë avionët që hyjnë, nisen dhe kalojnë, duke filluar nga ora 23:30 me orën lokale deri në orën 5:30 të mëngjesit të së dielës.

Mbyllja është një masë paraprake që synon të garantojë sigurinë e aviacionit civil brenda hapësirës ajrore të Irakut.

Autoriteti tha se vendimi pason një vlerësim të plotë të rrezikut të kryer nga autoritetet irakiane dhe shtoi se mbyllja mund të zgjatet bazuar në zhvillimet e mëtejshme në rajon.

Irani ka lëshuar dronë në drejtim të Izraelit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img