24.7 C
Pristina
Tuesday, June 18, 2024

Buy now

spot_img

Into The Park, këtë vit performojnë Troja, Mc Kresha, Lyrical Son dhe Gjiko

Edhe këtë vit Festivali Into the Park vazhdon t’i qëndrojë besnik linjës dhe qëllimeve të përhershme të gërshetimit të njohurive të përgjithshme mbi rolin e grupeve shoqërore për të bërë ndryshime në komunitet, rëndësinë e mbrojtjes së ambientit, promovimin e bukurive të qytetit të Pejës dhe krejt në fund por jo më pak e rëndësishme, promovimin e artistëve të rinj dhe muzikës së mirëfilltë.

into the park

Veçori e këtij edicioni të festivalit është se pas pesë viteve ai kthehet në lokacionin fillestar aty ku kishte nisur gjithçka, .Këtë vit do të keni kënaqësinë të dëgjoni grupe dhe zhanre të larmishme muzikore nën bukuritë e Livadhit përbri sallës së sportit në Parkun Karagaq të Pejës.

Këtë vit performojnë –
16 Shtator: 
1. Ilir Bajri quartet
2. Foltin
3. Troja
4. Jaime Golt
5. Sapton b2b Florent V

17 Shtator: 
MC Kresha dhe Lyrical Son
Gjiko
BimBimma NR
Nani Killa (DJ)

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img